A e dini kush janë 12 milionerët e Kuvendit të Kosovës?


Kuvendi i KosovësmilioneretLegjislatura e shtatë e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka në përbërje gjithsej 12 milionerë. Bazuar në regjistrat për deklarimin e pasurisë, të publikuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit, pasuria e këtyre deputetëve fillon nga 1 milion euro, derisa ka edhe deputetë që zotërojnë pasuri deri në 700 milionë euro.

Por, kush është deputeti që gjendet në krye të milionerëve të Kuvendit?Tash e sa vite, Behgjet Pacolli, vlerësohet të jetë njeriu më i pasur në vend. Shtëpitë, tokat milionëshe, avioni privat, veturat, aksionet në shumë kompani e miliona euro para të gatshme nëpër institucione financiare, i mundësojnë atij që të jetë i pari në listën e zyrtarëve milionerë të vendit.

Bazuar në deklarimin e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ai ka pasuri në vlerë rreth 700 milionë euro.Vetëm një tokë që Pacolli e ka jashtë vendit kushton mbi 7 milionë euro, derisa një nga shtëpitë që ka në pronësi ai kushton rreth 18 milionë euro.Ai ka në pronësi edhe hotelin Swiss Diamond, vlera e të cilit llogaritet të jetë 42 milionë euro. Në total, vlera e pasurive të paluajtshme që posedon ai shkon në rreth 200 milionë euro.