A i keni parë disa shqiptarë që vishen me rroba tradicionale arabe? Kjo është njësoj sikur me ardhë një kinez me studiu albanologjinë në Prishtinë


Profesori dhe analisti Nexhmedin Spahiu thotë se, disa hoxhallarë për shkak të mos-thellimit në studime nuk dinë ta dallojnë mësimin fetar prej edukimit kombëtar të vendit ku studiojnë. “Këtu Arabia Saudite është vendi kampion ku edukatës kombëtare saudite (nacionalizmit saudit) i jepet më shumë rëndësi se sa fesë islame.

A i keni parë disa shqiptarë që vishen me rroba tradicionale arabe? Kjo është njësoj sikur me ardhë një kinez me studiu albanologjinë në Prishtinë e kur të kthehet në Peking a Shangaj me shku në punë me turqi e me plis”, është shprehur ai.