A mund të bëhet Albin Kurti kryeministër – tregon ish-gjyqtari i Kushtetueses


Ish-Gjykatësi i Kushtetueses, Kadri Kastrati ka thënë që ky institucion ka konsultuar të gjitha pikat ku ka konstatuar se deputeti i cili ka qenë aktiv ne Kuvend nuk ka pasur imunitet.

Ai në në T7, tha se para këtij vendimi ai ka menduar se do të ndodh një skenar tjetër me këtë çështje.

“Kjo është një e keqe e vogël që ka mundur që të ndodh. Kanë mundur që të gjitha gjërat të kthehen në pikën zero. Për mua pika zero është se kam qenë i bindur që nëse deputeti ka votuar ai nuk ka qenë fajtor, sepse mekanizmat e shtetit e kanë lejuar atë. Nëse vota e tij do të dilte jo valide atëherë mendoja që Albin Kurti do të kthehej si ushtrues i detyrës”, ka thënë ai.

Duke folur mbi vendimin e Kushtetueses për çështjen e votës së deputetit Etem Arifi, ai lavdëroi edhe punën që ka bërë Gjykata Kushtetuese.

“Kushtetuesja është një ndër institucionet më të reja të Kosovës. Është një organ i jashtëzakonshëm i demokracisë”, ka thënë ai.

Kryeziu ka folur edhe për dënimin që ka Albin Kurti dhe disa politikanë të tjerë, e që sipas Ligjit nuk mund të kandidojnë për deputet.

“Nuk mundet me qenë individ më i fortë se shteti. Shteti duhet të jetë më i fuqishëm pavarësisht se kush është individi. Këtij ligji duhet ti nënshtrohen të gjithë individët. Nëse është ashtu, sepse nuk e di se sa është i dënuar, ai nuk ka të drejtë të jetë deputet por ka të drejtë që të jetë kryeministër”, ka thënë ai.