Agim Veliu: Vjosa Osmani nuk mund ta kalojë as pragun në zgjedhje


Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Agim Veliu, ka hedhur a kuza ndaj ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me ngjarjet e fundit politike, ku së shpejti pritet që vendi të shkojë në zgjedhje.

Veliu ka thënë se Osmani nuk ka guxim të garojë e vetme.

“Ajo nuk ka guxim të garojë e vetme, ka kohë që ajo iu ka dor ëzuar Albin Kurtit edhe tani duhet të vazhdojë të kryejë detyrat!”, tha Veliu.

Sipas tij, Vjosa Osmani nuk mund ta kalojë as pragun në zgjedhjet që pritet të mbahen. Ndërkohë, për partinë e Albin Kurtit, thotë se nuk do t’i fitojë as 40%.

“Osmani nuk mund ta kalojë as pragun, ndërsa jam i bindur se VV nuk do t’i fitojë as 40%”, ka thënë Veliu për Sinjalin.

Ndërsa, në pyetjen se a do të dobësohet LDK-ja në zgjedhjet e reja pas largimit të Osmanit dhe mundësisë së saj për një bashkëpunim me Albin Kurtin, Veliu u përgjigj se votuesit e partisë ku bën pjesë ai, nuk e votojnë VV-në.

“Jo sepse votuesit e LDK-së nuk e çojnë votën në VV pavarësisht asaj që kjo po mundohet të mbështillet me flamurin e Rugovës, por, nuk ka të drejtë ajo ta dërgojë flamurin e Rugovës te ata që e kanë dj egë”, përfundoi Veliu.