Albin Kurti: Kaq vota do t’i marrim në zgjedhje, ka fjalë të mëdha edhe për Vjosa Osmanin


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar Lëvizja Vetëvendosje, në zgjedhjet që do të mbahen së shpejti, kanë gjasë të bëhen më shumë se 65 deputetë, por shtoi se duhet të kenë kujdes dhe mos ta ulin standardin e listës dhe Kuvendit.

Kurti i bëri këto komente në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosjes, ku fillimisht foli për tërheqjen e Glauk Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit, në mënyrë që të arrihet marrëveshja me LDK-në, e në të njëjtën kohë lavdëroi Vjosa Osmanin.