Analisti “selam“ VV’së: Nuk mundeni edhe me PDK-në edhe me Vjosën!


Analisti i çështjeve politike në vend, Faton Abdullahu thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur shumë vota e simpati, duke i tipizuar LDK-në dhe PDK-në si zhvatëse dhe kapëse të shtetit, por që sipas tij, kjo është harruar në momentin kur LVV-ja është dashur të bëj koalicioni me partinë e Isa Mustafës.

Abdullahu për Blic, thekson se ky pasinqeritet i VV-së por edhe LDK-së, ka bërë që tash e një vit ky vend të pësojë shumë dështime nga dy qeveritë e fundit, njëra e drejtuar nga Albin Kurti e tjetra nga Avdullah Hoti.

“VV ka pasur qasje opozitare përjashtuese deri edhe në përdorimin e dhunës kundër PDK-s dhe LDK-së për kohë të gjatë, duke i tipizuar ato si zhvatëse, kapëse të shtetit dhe pengesë për çdo të mirë në këtë vend. Me këtë qasje VV për kohë të gjatë ka mbledh shumë vota e shumë simpati. Por, në rastin e LDK- së, kjo është harruar, atëherë kur është dashur të bëhet koalicioni qeverisës. Këtë figurativisht më së miri e shpreh përkulja e Kurtit para z. Mustafa me rastin e shtrëngim dorës, jo e zakonshme për traditën ndër-shqiptare, e cila bëhej edhe më e pa pranueshme, sepse deri në atë kohë z. Mustafa për vite të tëra ishte kualifikuar dhe sulmuar se është argat i Serbisë. Ky pasinqerte i VV-së por edhe LDK-së, ka bërë që tash e një vit ky vend të pësoi shumë dështime nga dy qeveritë e fundit, Kurti dhe Hoti.”, thotë Abdullahu.

Është shumë interesant për ta parë se çfarë mësimi ka nxjerrë nga kjo VV. Unë do të besoja se mësimi është nxjerrë, por projekti populist se VV do t’i fitojë më shumë se 50% të votave, tregon se populizmi për të fituar vota, është më i fortë se pragmatizmi për tu bërë bashkë për të fituar qytetari. Vijat e kuqe të VV-së mund të ja nxijnë jetën e qytetarit edhe pas këtyre zgjedhjeve. Tani, nëse është për ti besuar asaj që thuhet në VV se mund të bëjnë koalicion me PDK-në, atyre duhet tu kujtohet se në PDK nuk ka dhe nuk mund të ketë një Vjosa Osmani. Në këtë drejtim PDK është shumë më unike në atë që beson dhe me mekanizëm shumë më të qëndrueshëm në mënyrën si punon. Përndryshe një koalicion VV – PDK do të ishte lidhje ndërmjet të barabartëve e jo si në rastin me LDK-në.”, thotë ai.