Anulohen terminet për viza pune në ambasadën gjermane, shkak rregullorja e re!


Nga 1 janari 2021 në Gjermani hyn në fuqi pjesa vijuese e Rregullores së Ballkanit Perëndimor sa i përket punësimit.

IndeksOnline ka mësuar se kosovarët që kanë pasur termine për vizë pune në ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë i kanë humbur ato dhe se nga 1 janari 2021 do të këtë një rregullore të re për ata që kanë interes që të punojnë në këtë shtet.

Ata që ishin në pritje për tu pajisur me viza pune tani po marrin e-mail/ njoftim nga ambasada gjermane se termini i tyre është anuluar për disa arsyeje.

Regjistrimet ekzistuese në listën e deritanishme të pritjes së datave të aplikimeve kanë patur vlefshmëri deri në datën 31.12.2020 vetëm për aplikimet sipas Rregullores së vjetër dhe nuk mund të merren më në konsideratë. Ju mund të regjistroheni për një datë aplikimi sipas rregullores së re në listën e re të datave të aplikimeve sapo kjo të jetë e disponueshme.

Për shkak të terminëve të shumta dhe së fundi si pasojë e COVID-19, aplikimet e parashtruara në vitet 2017- 2018 dhe 2019 kishin mbetur pa u shqyrtuar.