“Ata sikur në Kore kanë më i fitu 100%” – Agim Veliu tallet me sondazhet e VV-së


Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu është tallur me sondazhet e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen në muajt e parë të 2021-ës.Ai tha se Vetëvendosja ‘do të fitojë si në Kore të Veriut, me 100% të votave”.“Ata sikur në Kore kanë më i fitu 100%”, ka thënë ai, për Periskopin.

Veliu ka folur edhe pozicionin e LDK-së në këto zgjedhje.Ai beson se LDK-ja do të dal mirë në këtë proces.“Subjekti politik në çfarëdo situate duhet të jetë e gatshme për zgjedhje, ne jemi të gatshëm, të hyjmë në procesin zgjedhor. Edhe besoj shumë që LDK do të del mirë në këtë proces”, ka shtuar Veliu