Baton Haxhiu “befason“ me deklaratë, Ja arsyeja pse Rama i largoi dy ministrat nga Kosova


I ftuar në emisionin “Shock”, analisti Baton Haxhiu ka analizuar lëvizjet e fundit në kabinetin Rama.

Haxhiu thotë se kryeministri Rama ka zgjedhur strategjinë e duhur, kur ka vendosur të rikthejë ministrat politikë në qeveri.

“Kryeministri i Shqipërisë nuk duhet të ketë fare frikë pse ka vendosur të rikthejë ministrat politikë. Strategjikisht kjo është e menduar mirë. Sa i përket dy figurave nga Kosova, ata realisht nuk kanë pasur funksion elektoral, kanë pasur funksion profesional. Ata kanë qenë të suksesshëm brenda qeverisjes”, tha ai.