Bekë Berisha: Vladimir Putin-it ia lë veshët në dorë sa i përket sporteve ekstreme (VIDEO)


Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha është një nga njerëzit më aktiv sa i përket sporteve në vend.

Së fundi Berisha u tregua mjaftë aktiv madje edhe në sportet ekstreme, ku në disa raste nuk hezitoi që në temperatura minus të futet në akull.

Por së fundi Berisha pati një deklaratë interesante për një nga mediat në Shqipëri.

Madje Berisha thuhet të ketë sfiduar edhe Vladimir Putin-in, sa i përket sporteve ekstreme.

Bekë Berisha tha se po të ishte Vladimir Putin pak më i ri do t’ia jepte “veshët në dorë” sa i përket kapacitetit fizik në këto sporte.

“Ka një gradë të lartë për arte marciale. Por ai është më i vjetër, nuk e shoh si pretendent që mundet të konkurrojë me mua. Si njeri ai është rus dhe ne fort rusët nuk i pëlqejmë”, tha ai.