Bekim Jashari “godet“ Sami Lushtakun: Ai nuk ka qëndruar në vija të para të frontit


Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari në emisionin Debat Plus ka bërë a kuza të rënda në drejtim të ish-komandantit të UQK-së në Drenicë, Sami Lushataku.

Ai ka thënë se sipas informatave që i kam marrë nga qytetarët, Sami Lushtaku ka qëndruar larg fronteve të lu ftës, shumë rrallë është ardhur tek lagjja e Lushtakëve.

“Nuredin Lushtaku dhe Bashkim Jashari kanë qëndruar gjatë tërë kohës tek Lagja e Lushtakëve. Nura dhe Bashkimi kanë thënë se Samia shumë rrallë ka ardhur tek Lushtakët edhe kur ka ardhur ka ndjetë pak dhe ka ikë. Ka ndjetë në Kotorr edhe Radishëve me njësinë speciale të UÇK, së, atje s’ka pasur zone lu ftë”

Jashari ka thënë se Sami Lushtaku për pesë vite ka qëndruar në Gjermani nga viti 93 deri në vitin 98.

“Gjatë luftës kemi pranuar që Samiu me qenë komandat, edhe pse kishte qenë pesë vite në ekzil nga 93 deri në vitin 98 dhe kthehet pas rënies së familjes tonë. Rrethi i ngushtë i Adem Jasharit kanë qenë: Nuredin Lushtaku, Bashkim Jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra, Zenun Kodra, Jetullah Geci, Sulejman Selimi, Rexhep Selimi, që kanë qenë celula e parë e UÇK-së në Drenicë dhe janë vetë se kush me qenë komandant dhe të gjithë këta që i përmenda kanë qenë në Kosovë. Pas vrasjes së Adem Jasharit me 7 mars, komandantët nuk ju kanë prirë ushtarëve, por kanë qëndruar prapa tyre, komandantët që kanë qëndruar krahë për krah me ushtarë, thuajse asnjë s’është i gjallë. E di shumë mirë ku kanë qëndruar, nuk kanë qëndruar në vija të frontit, e dinë fort mirë ku kanë ndenjur ata. Edhe pse nuk e meritonte pozitën e komandantit, ne ja kemi dhënë. Ka pasur diskutime se kush duhet të bëhet komandant, ka pasur zëra pse Samia, kur ka ikur që 5 vite në ekzil dhe nuk e meriton të bëhet komandant, ai në gjermani ka ndenjur, ndërkohë që ata kanë qëndruar në lu ftë. Mos me e pas përkrah ne rrethi i ngushtë i Adem Jasharit nuk e kishin lënë ta bëjnë komandant”, ka thënë ndër të tjera Bekim Jashari.