“Bravo Lab”, kështu e falenderojnë qytetarët Labinot Tahirin (FOTO)


Këngëtari Labinot Tahiri, i cili ditëve të fundit bashkë me qytetarët kanë mbledhur para për të dërguar për shërim jashtë vendit të l ënduarit nga sh përthimi në Ferizaj, ka shpërndarë një fotografi në Facebook.

Në foton e shpërndarë nga Tahiri shihet tenda e vendosur në Ferizaj për të mbledhur para për të l ënduarit, ndërkaq pranë saj dikush ka shkruar “Bravo Lab”.

“Kush do që e ka bërë këtë ,faleminderit. Kjo bravo ju takon edhe qytetarêve që nuk na lan vetë, as në borë dhe as në shi. Zoti ju bekoftë e paqit një vikend të mirë”, ka shkruar Labi./Albanews