Buzhala: LDK është brend, është si Mercedesi, është edhe..!


Lidhja Demokratike e Kosovës ka humbur zgjedhjet në vendin ku ishte bastion i tyre shumëvjeçarë.

Kjo humbje e madhe si duket ka ngjallur reagime të shumta si brenda partisë së LDK-së ashtu edhe nga populli.

Por një postim së fundmi ka ardhur nga gazetari i njohur Berat Buzhala.

Ai thotë se LDK është brend, si Mercedesi por është çështje kohës për të rigjetur vetën.

Postimi i plotë:

Lidhja Demokratike e Kosoves, eshte edhe parti politike e edhe vlere historike. LDK eshte brend, eshte si Mercedesi. Ka mundesi qe per shume arsye, ne nje moment te caktuar e nxjerrin nje produkt jo te duhur, e kalojne ne nje periudhe te pavolitshme, por eshte ceshtje e kohes kur e rigjen veten.

Ky eshte momenti kur kryetari Isa Mustafa duhet me u ballafaqu me situaten me te fundit ne parti. E kane humbe bastionin e tyne elektoral, ani pse e kane kontrollin e qeverise. Brenda LDK’se ka mjaftueshem njerez te zott qe munden me e ringrite partine. Me gjase, keta qe jane ne pushtet nuk munden :).

Une jam i bindun qe nje gjenerate e re, si Lumiri, Kujta, e disa te tjere munden me e bo nje gje te tille. Isa Mustafa duhet me i shpalle zgjedhjet brenda partise, le te fitoje me i miri dhe me i duhuri.

Per momentin po vjen koha e LVV’se, mirepo vendi ka nevoje per opozite. LDK mundet me e ofru kete.