



Katër persona kanë mbetur të l ënduar pas një aksídenti në mes të një treni dhe një veture në lagjen “Përroi i njelmët”, në Prishtinë.
Mësohet se në veturë ishin prindërit me dy fëmijët e tyre, të cilët kanë pësuar l ëndime trupore dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile.




Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Përroi i njelmët në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksídentit l ëndime trupore kanë pësuar 4 perona. Peronat e l ënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë ajo për Express.




Pamje nga aksidenti, dërguar nga një lexues i Gazetës Express:
Ndryshe, para pak çastesh ka ndodhur një tjetër aksídent në autostradë në dalje të Suharekës, si pasojë e të cilit u l ënduan pesë persona.




Policia konfirmoi se në aksident janë përfshirë shtatë vetura.
Ndërkohë, polícia vazhdimisht po bën thirrje për kujdes në komunikacion. /Gazeta Express