Deputeti i LDK-së: Mashtruesi ka emër Isa Mustafa, ndryshimi ka emër Vjosa Osmani


Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta shpallur të pavlefshme votën e deputetin Etem Arifi e cila ishte vendimtare për qeverinë Hoti,

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli ka publikuar një fotografi më kryeparlamentaren Vjosa Osmani duke thënë që më s’ka “poshtërim e linçime”.

“S’ka më linçime, poshtërim, përjashtim nga ata që me marrëveshje prapa perdeve e tjetërsojnë vullnetin e vërtetë të qytetarëve. Qytetari i kuptoi të gjitha, smashtrohet më nga mashtruesit që 40 vite në politikë jetuan e vepruan duke mashtruar. Edhe 40 ditë për të pensionuar mashtruesin nga Rinia socialiste , sekretari krahinor, 3% e deri sot që bëri llugë skenën politike. Mashtruesi ka emër -Isa Mustafa. Ndryshimi ka emër. Vjosa Osmani”, ka shkruar Avdyli.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim rreth ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjen e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Kushtetuesja ka anuluar vendimin për zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja brenda 40 ditësh.