Deputeti i LDK-së: Pretendoj ta bëj Kosovën më mirë se Zvicra e Britania (Video)


Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, në debatin “Kallxo Pernime” ka komentuar njërën nga pikat e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, atë për ndaljen e Kosovës në aplikimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Duke e komentuar këtë fakt, Bislimi ka marrë shembuj dy shtete të fuqishme evropiane.

“Zvicra është bërë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara para rreth 10 viteve. A mundemi me thanë që Zvicra ka heq dorë nga shtetësia për faktin që s’ka qenë anëtare në OKB? Britania e Madhe që doli nga Bashkimi Evropian, a hoqi dorë nga shtetësia e saj?”, tha fillimisht Bislimi.

I pyetur nga këshilltari i VjosaOsmanit, Faton Peci, se pse merr shembuj nga Zvicra e Britania, Bislimi tha se ai ka pretendime që Kosovën ta bëjë më të mirë se Zvicra e Britania e Madhe.

“Unë pretendoj me bo Kosovën ma mirë se Zvicra e Britania e Madhe në të ardhme afatgjate. Unë e di që sot nuk është, por nëse ne nuk kemi ambicie me bo këtë vend qashtu, çka lypim ne në politikë”, tha Bislimi.