Dëshmia në Gjykatën Speciale/ Ibrahim Kelmendi befason për Kadri Veselin: Ja çfarë kishte thënë kur…


Kadriun e kam njohur në fillim të vitit 1992, në Tiranë, perms vëllait tim, Qerimit, tashmë i ndjerë (i v rarë barba risht, më 27 shkurt 2020, afër shtëpisë, në vendlindje, në fashatin Llabjan të komunës së Pejës). Kadriu dhe Qerimi kanë qenë kolegë në Fakultetin e bujqësisë, në Prishtinë, por dhe bashkëveprimtarë në organizimin klandestin, në kuadër të Lëvizjes.

Kam dëgjuar spekulime se Kadriu ishte anëtarësuar në Lëvizje përmes kushëririt të tij, Sabitit, por nuk jam i sigurt. Është spekuluar gjithashtu se Kadriu duhet ta ketë anëtarësuar Hashim Thaçin në Lëvizje, por as për këtë nuk kam informatë konkrete (në ndërkohë është paraqitur edhe Isa Krasniqi, tani shef i Agjencisë për Statistikë, si garantues për fisnikërinë e Hashimit?37); Di që, për shkak të rrezíkshmërisë së madhe, Lëvizja në Kosovë kishte bazë organízuese celulat, kryesisht nga tre anëtarë, dhe se, secili anëtar, mund të anëtarësonte edhe dy anëtarë të tjerë, për të formuar celulë të re.

Nuk kam asnjë dyshím për ndonjë krím konkret të Kadri Veselit, as se ishte maríonetë e ndonjë shërbimi ar míqësor, edhe pse, pas lu ftës, duhet të ketë organizuar shkuarjen e ca pjesëtarëve të U ÇK-së, apo të TMK-së (nuk më kujtohet koha as numri i saktë), në një kurs dresues të DGSE-së, në Francë.

Nuk kam mundur të konkretizoj infomacion të saktë, se kur duhet ta ketë sajuar Kadriu „Drejtorinë e Zbulimit“, në kuadër të SHP-së, as se kush e kur e ka caktuar Kadriun „Drejtor“ të atij shërbimi.

“Shërbimin Informativ të Kosovës“ apo „Kombëtar“ (SHIK-un), ndërkaq, pse udo kryerministri Hashim Thaçi duhet ta ketë formuar, me një vendim “kryeministror”, në fund të majit apo në fillim të qershorit 1999. Edhe ai vendim duhet të jetë në dosjen e pseu doqeverisë së përkohshme.

Për bindjen time, pjesëtarët e SHIK-ut ishin paramílítarë, gjegjësisht políci politike, siç thuhet për raste të ngjashme. Por, duke qenë Kadriu kryeshef i tij, unë, personalisht, jam ndjerë fízíkisht më i sigurt. Madje vetë Kadriu, në prani të badígardave të tij, në verë 1999, pat thënë: “Ibrahim Kelmendit nuk do t’i hyjë as therrë në këmbë nga SHIK-u. E ka besën time“! Dhe i kam besuar e vazhdoj të kem konsideratë për të, përderisa nuk do t’i dësh mohen kríme konkrete. Uroj të lírohet Kadriu që të mbrohet në liri.