Duan ta njohim Kosovën dhe të heqim dorë nga Republika Serbe, kjo nuk do të ndodh kurrë!


Ministri i brendshëm serb Aleksandar Vulin ka thënë se Serbia duhet të jetë politikisht asnjanëse, si edhe ushta rakisht neutrale, sepse BE-ja nuk e ka hall ligjin ose ekonominë, por dëshiron që Beogradi ta njohë Kosovën dhe të heqë dorë nga Republika Srpska.

– Nëse Vuçiç do ta njihte Kosovën e vetëshpallur si shtet, do të merrte Çmimin Nobel për Paqe dhe nëse do të lejonte përmbysjen e Republikës Sërpska, do të ishte komisioneri evropian për çfarëdo që dëshiron të jetë – tha Vulin.

Duke folur për situatën e sigurisë në rajon, sipas tij, asnjë vend nuk mund të thotë se është plotësisht i sigurt, por se përpjekjet për të krijuar një “Shqipëri të Madhe” dhe sulmet gjithnjë e më të hapura ndaj Republika Sërpska janë veçanërisht shqetësuese.

– Çdo rrez ikim i serbëve, pavarësisht se ku jetojnë, është një kërcënim për të gjithë serbët dhe shtetin e Serbisë – tha Vulin.

Vulin shtoi se Hashim Thaçi dhe të tjerët që po gjy kohen në Hagë nuk do ta marrin “dën imin që meritojnë”, “sepse dën imi me privim nga jeta është hequr”.