E dhimshme: Në lule të rinisë këta janë dy të rinjët nga Lluçani që humbën jetën (Foto)


Dy të rinj kanë humbur jetën në një aksídent të rëndë që ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes mbi fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit.

Sipas njoftimeve të TV Spektri aksídenti ndodhi në rrugën Lluçan – Dobrosin që çon drejt kufirit me Kosovën, kur makina në të cilën gjendeshin gjashtë pasagjerë të rinj ka humbur drejtimin dhe është rrokullisur.

Të rinjtë që pësuan, dy prej të cilëve ndërruan jetë ishin të moshave 15-18 vjeçare. Po ashtu mësohet edhe katër të tjerët janë në gj endje të rëndë shëndetësore. (INA)