



Agim Veliu megjithatë do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Nënkryetari i LDK-së e ka konfirmuar për Indeksonlinen se do të jetë kandidat.




“Po, do të jem pjesë e listës. Nuk kam pasur mëdyshje, por që kam qenë deri tani në proces. Jemi të gatshëm për fitore”, ka thënë Veliu për Indeksonline.
Burimet e Indeksonline kanë mësuar edhe emrat e tjerë nga LDK-ja e Podujevës që do jenë kandidatë për deputetë.




Përpos Veliut, në listë janë edhe Visar Hoti, Ekrem Hyseni, Fidan Rekaliu, Fatlume Jaha e Zahide Gërvalla./Indeksonline