Emocionohet mërgimtari / Mirësevjen Albin Kurti: “Brenda 40 ditësh po mu dashka me ardh përsëri në Kosovë për të te jap votën”


Gjykata Kushtetuese më 21 dhjetor vendosi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

Rrjedhimisht, gjykata konstatoi se “presidenti i Republikës së Kosovës shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre”.

E për këtë kishte reagime të ndryshme, duke i pritur me mall zgjedhjet.

Por një mërgimtar ka bërë një postim në grupin “MeKryeministrin”, ai thotë që brenda 40 ditësh do i duhet përsëri të kthehet në Kosovë për ti dhënë votën Albin Kurtit.

Ky është postimi i tij i plotë: