Emocionohet nënkryetarja e LVV-së: Të gjitha zemrat rrahin Vetëvendosje këto ditë


Nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka arritur në presidencë, aty ku po mbahet takimi i u.d të presidentit, Vjosa Osmanit me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Shkurtimisht, Mulhaxha – Kollçaku është deklaruar para mediave.

Ajo ka thënë se është vendim meritor e i drejtë ai që ka marrë Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

“Kjo qeveri që nga fillimi ishte ilegjitime, një qeveri që e grabiti pushtetin. Presim më të mirën. Ka aq shumë disponim, saqë të gjitha zemrat rrahin Vetëvendosje këto ditë”, ka thënë ajo.