



Mërgimtarët përveç që sjellin para në Kosovë, shpesh din të sjellin edhe befasi e emocione. Një të tillë e ka bërë Lavdim Raci nga Klina.
Mërgimtari që jeton në Suedi ka bërë një befasi të bukur për familjen e tij. Ai ka ardhur në Kosovë për të pritur festën e Vitit të Ri në Klinë.




Ardhjen e tij e ka lajmërur të vëllau, por jo edhe të prindërit. I veshur si babadimër, Lavdimi është futur në familjen e tij si njeri misterioz, shkruan Indeksonline.
Nipi i tij duke pranuar dhuratën nga “Babadimri” ka aluduar në aromën (parfumin) se mund të jetë axhi i tij.




“Po i vjen era si axhit” ka thënë djaloshi i vogël.
Më pas, Lavdimi ka hequr kostumin e babadimrit duke lënë pa fjalë prindërit e tij./Indeksonline