Emocionuese: Vali nga Deçani, dhuruesi i veshkës për Nazlijen po e presin bashkë Vitin e Ri në Spitalin e Mitrovicës


Nazlije Sherifi bashkë me Valin nga Deçani, dhuruesin e veshkës, po e presin Vitin e Ri në Spitalin e Mitrovicës.

Fotografi nga Spitali ka publikuar mjeku Remzi Rrahmani, i cili po pret festën me ta.

Postimi i plotë nga mjeku Rrahmani:

Me të mrekullueshmen Nazlije dhe të madhin Valin po e presim vitin e ri 2021 në Spitalin e Mitrovicës. Këta njerëz të japin jetë, motiv, dashuri e dhembshuri. E këndshme biseda me ta.

Nazlijes i uroj shërim të shpejtë, Valit shëndet të plotë dhe të gjthë juve miq të dashur ju uroj gëzim dhe hare në familjet tuaja.