Fahri Musliu propozon Rada Trajkoviqin për presidente të Kosovës


Ish-gazetari i RTK-së, Fahri Musliu, pas debatit të krijuar lidhur me pozitën e presidentit, ka propozuar që këtë pozitë ta mbajë politikanja serbe, Rada Trajkoviq.

Postimi i plotë:

Meqë zgjedhja e kryetarit/kryeplakut të shtetit është bërë kryetemë në Kosovë dhe mollë e shefit, ku kastat politike shqiptare të Kosovës nuk po mund të merren vesh, si zgjidhje kompromise propozojë që ta zgjedhin në këtë post, politikanen serbe RADA TRAJKOVIQ.

Edhe ashtu ky post është ceremonial, meqë pushtetin e ka qeveria. Zgjedhja e saj do të kishte edhe një efekt dhe jehonë pozitive jashtë Kosovës./korrektpress.org