



Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka shpalosur para kryesisë së Nismës në Shtime vizionin e tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ai ka thënë se ndodhet në një vatër të luf tës dhe fal dhímbjes e sakrificës është kthyer në simbol të lirisë së Kosovës. Lideri i Nismës ka thënë se koncepti i tij është në mbrojtje të shtetit, sepse vendi po rrezíkohet.




“Ne besojmë se vendi ynë është në rrezík. Slogani ynë i fundit ka qenë bashkë për shtetin dhe apeli ynë ka qenë të bëhemi bashkë duke parashikuar rrezíqet që po na vinë për t’i preventuar ato. Ne qysh para tri vjetësh kemi paralajmëruar se Kosova do të jetë në një udhëkryq të madh. Populli i Kosovës t’i jep orientimin vendit kah do ta çojë. Njëri drejtim çon të dëmi i pariparuar”, ka thënë Limaj.




Ai ka thënë se Kosova sot është e atakuar nga të gjitha anët dhe po duan që vendi të kthehet në një shtet jofunksional dhe të padëshirueshëm nga qytetarët.
“Sot po preken vlerat tona kombëtare. Kosova po kontestohet jo vetëm nga jashtë, por edhe nga brenda. Unë kam pasur mospajtime me Hashim Thaçin dhe politikat e tij, por ai ka shkuar atje për lu ftën çlirimtare dhe jo për qeverisjen e tij. Prandaj ai dhe bashkëluf tëtarët tjerë që janë në Hagë e kanë mbështetjen time të plotë 24 orë”, ka shtuar Limaj.




Kreu i Nismës ka thënë se fytyra e parë publike e UÇK-së, ka qenë Jakup Krasniqi dhe ai ka qenë fytyra zyrtare e kësaj ushtrie.
“UÇK-në e keni njohur fillimisht përmes Krasniqit. Ata e kanë e marrë imazhin e UÇK së. Po duan me su lmua imazhin e lirisë së UÇK-së”, tha ai.




Limaj ka thënë se rreshtimi është shumë më rëndësi në politikë, por ka thënë se rreshtimi i Nismës ka qenë i drejtë, pavarësisht se nuk ka mund t’i ndal disa dëme që i janë bërë vendit. I pari i Nismës i ka ftuar anëtarët e kryesisë së Nismës që garën mos ta bëjnë për të, por për të mbrojtur shtetin.