Fillon pajisja e të gjithë qytetarëve me letërnjoftime


Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se tashmë ka nisur prodhimi dhe pajisja e qytetarëve me letërnjoftime të Republikës së Kosovës.

Të gjitha rastet të cilat kanë qenë në pritje për procedim, tashmë janë kryer dhe janë shpërndarë nëpër qendrat e tyre përkatëse si edhe në misionet konsullore/diplomatike.

“Ju kërkojmë falje të gjithë qytetarëve që gjatë kësaj periudhe kohore nuk kanë arritur të pajiseshin me letërnjoftime sipas procedurave të parapara” thuhet në njoftimin e MPB-së.