Gaxherri: Vjosa Osmani u ngut, s’e vlerësoi respektin që i kemi dhënë në LDK


Besa Gaxherri thotë se Vjosa Osmani gaboi kur u largua nga LDK. Gaxherri thotë se i vjen keq qe Osmani nuk vlerësoi respektin që i dha LDK dhe se askund tjetër nuk do të jetë më mirë.

“Detyra jonë është që nëse nuk pajtohemi me diçka të punojmë, bashkëpunojmë, të lobojmë dhe të jemi dominancë për ta ndryshuar atë çështje të caktuar. Kjo është mënyra për të punuar në një subjekt politik”, tha Gaxherri.

“Është krijuar një përplasje ose pakënaqësi e zonjës Osmani me LDK’në. Unë mendoj edhe sot dhe gjithmonë kam thënë se Vjosa Osmani është ngutur, është dashtë të jetë aty. Kemi qenë miq, kolegë, shokë dhe kemi mujt me vazhdu”, tha ajo në ‘Dhoma e Rrefimit” në T7.

“Më vjen keq që nuk është zonja Osmani me ne, më vjen keq që zonja Osmani nuk ka arrit të vlerësoj respektin që e kemi pasur ne të gjithë për zonjën Osmani, mbështetjen që e ka pasur nga të gjithë ne. Jam e sigurt se Osmani s’do të jetë askund më mirë se në mesin tonë. Edhe kjo nuk më vjen mirë por fundi i fundit kjo është zgjedhja e saj”, tha Gaxherri.