GJERMANI/ Ja çfarë pritet të ndodhë nga viti i ardhshëm


Shoqata tregtare BGA e Gjermanisë tha të martën se eksportet mund të rriten deri në 13% vitin e ardhshëm, por shtoi se parashikime të tilla duheshin marrë me shumë kujdes, pasi askush nuk mund të parashikonte zhvillimin e pandemisë së koronavirusit.

Kjo do të thotë që eksportet gjermane, një nxitës i rëndësishëm i rritjes së përgjithshme në ekonominë më të madhe të Evropës, ndoshta do të arrijnë nivelin e tyre para krizës deri në verën e vitit 2022, tha Presidenti i BGA, Anton Boerner, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.