Gold AG “selam“ Valon Sylës: Jo që kom qef me ta pa ftyrën po me ti thon do sene n’sy


Reperi i njohur Gold AG reagoi së fundmi ndaj deklaratave të gazetarit Valon Syla në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

“E kem rastin e Gold AG që më shan, e kuptoj e ka treg diasporën mban mbrëmje në Rinora 4 e fiton diçka dhe natyrisht që bëhet pjesë e kësaj turme.

Estrada jeton nga dasmat dhe nga zhvillimet në diasporë dhe fiton pare, por pse kjo”, tha Syla, duke lënë të kuptohet kështu se për shkak të interesit estrada e mbrojnë s ulmin e shqiptarit nga diaspora që ia bëri gazetarit pak ditë më parë.

Por kundrejt kësaj deklarate ka reaguar vet reperi nga Presheva, fillimisht në Instagram, e më pas edhe në rrjetin social Facebook.

Gold AG shkroi një status në llogarinë zyrtare të tij, duke i kërkuar publikisht gazetarit Syla një debat televiziv, në cilin emision ta dojë ai, ku të flasin veteëm ata të dy në katër sy.

Ky është reagimi i plotë i reperit në Facebook (pa ndërhyrje):

“Valon Syla …
Zgjedhe televizionin dhe emisionin dhe gazetarin që ti e ki për qefi, hajde në debat veç unë e ti.

Jo që kom qef me ta pa ftyrën po me ti thon do sene n’sy se une se msheli synin kur i thom dikuj diçka.

Du me fol në emër të atyne shqipeve që jetojnë me mallin e atdheut, me mallin e familjes dhe për dashnin që e kan për këtë vend.

Për shqiptarët e Maqedonisë që kurrë hakut s’mundemi me i dal për t’mirat që i kan bo për neve, edhe për shumë sene tjera.

KU TA DO ZEMRA EDHE KUR TA DO HAJDE SI BURRAT E MSOMA EMRIN PARA SE ME MA PËRMENDË TJERA HERË.

E kangë për ty ska veç fakte n4 sy”, shkruan Gold AG.