Haradinaj uron vitin e ri, veçmas Thaçit dhe të tjerëve që gjendën në Hagë


Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka uruar gjithë qytetarët e Kosovës festën e vitit të ri.Veçmas, urimi, ka thënë se shkon për miqtë e tij, Hashim Thaçi dhe të tjerët që nuk gjendën në Kosovë.“Po e mbyllim një vit aspak të lehtë por të bindur se viti që po vjen të na gjejë të bashkuar dhe të vendosur për një shtet të fortë për të gjithë.

Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës ky Vit i Ri. Veçmas, urimi shkon për miqtë e mi që sot nuk janë në Kosovë, me bindje të plotë që do të dalim triumfiues; Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli, Nasim Haradinaj, Jakup Krasniqi, Hysni Ngucati dhe Sali Mustafa-Cali”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook