Hyseni e quan Albin Kurtin “Recycle Bin”: Vetëvendosje çorbë erdoganiste e staliniste


Nënkryetari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ia ka dhënë Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti epitetin e “Recycle Bin”. Ai këtë e ka argumentuar duke u lidhur për të aderuarin e fundit në këtë subjekt politik, Mustafë Bajrami.

“Personi që aderon, VV-në e sheh si purgator. Aty futemi për t’u pastruar, për t’i fshirë mëkatet.

Në purgatorin e Dantes mund të futeshin mëkatarët që mund të falen. Edhe këtu, fakti që te ka pritur Bini i bie që nuk je në rrethin e fundit të mëkatarëve”, është shprehur Hyseni.

“Aderimi nuk po bëhet brenda një beteje emancipuese. Nuk po bëhet sepse Mustafë Bajrami nuk u pajtua me AKR, PDK e AAK për privatizimet, ndarjen etnike apo barazinë gjinore.

Po bëhet në kuadër të një oportunizmi elektoral. Asnjë ndërmjetësim, thjesht vota për pushtet. Partia po bëhet një çorbë përzier nga liberale, socialdemokrate, erdoganiste e staliniste.

Asgjë e mirë nuk del nga kjo përzierje”. “Prandaj, ky proces, me pare sesa purgator është recycle bin. Bërrllogu i Binit – bërllogu i ricikluar.

Riciklimi mund ta rritë Binin, por ajo që i shtohet partisë është vlerë e shtuar e bërllogut. Ky proces është ngarendje për pushtet që të neveritë. Ky proces, Binin e ka bërë Recycle Bin”.