Isa Mustafa i çon “selam“ Vjosës para zgjedhjeve


Mustafa: Vjosës i uroj suksese në zgjedhje, LDK s’hyn në koalicion me asnjë nga partitë e mëdha
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është pyetur sot gjatë një konference për media, nëse partinë e tij do ta dëmtojë në rezultate, largimi i Vjosa Osmanit.

“Sa i përket koalicioneve, nuk do të bëjmë koalicione me asnjë subjekt politik.

Përveç asaj se si LDK mbesim të hapur që në listën tonë mund të hyjnë përfaqësues të ndonjë subjekti të vogël politik”, ka thënë Mustafa.

“Dëshiroj t’i uroj suksese zonjës Osmani meqë hyn në një garë vet dhe rezultatet në fund do të tregojnë se për kë janë qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.