Isa Mustafa tregon se çka shkoi deputeti i AAK-së në zyret e LDK-së


Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, është parë të ketë hyrë në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pak pas mbledhjes që mbajti kryesia e kësaj partie.

Ai nuk ka treguar arsyet e vizitës, ndërsa i pyetur për këtë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ka qenë vetëm “vizitë private me personelin”.

Ai ka shtuar se s’ka pasur diskutime për koalicion me AAK-në dhe asnjë parti tjetër. Deri tash partitë e mëdha janë shprehur se do të hyjnë të vetme në zgjedhjet e ardhshme, por asnjëra s’ka përjashtuar koalicione me dikë tjetër.

LDK-ja kishte udhëhequr qe gjashtë muaj Qeverinë në koalicion me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate. Qeveria Hoti u rrëzua me ak tgjykim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me votën e deputetit Etem Arifi, që u shpall e pavlefshme për shkak të dënímit të tij me bur gim.