Isa Mustafa: Vjosa meqë qenka kaq e madhe, tash ta shohim pa LDK-në sa vota mund t’i marr


Isa Mustafa kreu i LDK-së ka folur në Rubikon në lidhje me raportin e partisë së tij me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani duke thënë se ajo shpeshherë me gjuhën që ka përdorur ngjason me atë të kohës së komunízmit, sidomos me gjuhën që ka përdorur ndaj tij dhe partisë së tij.

AI ka thënë tutje se Osmani meqë po pretendon që është figurë e rëndësishme, që ka peshe e fuqí politike të madhe, e ka shansin tanë që pa LDK-në të provohet para qytetarit, për të parë se a do të mundet të marr vota pa qenë nën ombrellën e LDK-së.

“Meqë Vjosa qenka kaq e madhe, tani e ka mundësinë të dal të sheh sa vota mund t’i marrë pa LDK-në”, tha Mustafa.