Ish-deputetja shqiptare “kapet” me analistët e Pressing përmes Skype


Analisti Rron Gjinovci ka polemizuar me anëtaren e PD’së, Grida Duma, për protestat që po vazhdojnë në Tiranë.

Gjinovci ka thënë se PD ka dorë në këto ngjarje pasi ka kërkaur vazhdimisht forcimin e Policisë për të zënë kokat e kr imit, ndërsa Duma ka hedhur poshtë këtë paralelizëm duke thënë se në kohën kur PDK ka qeverisur e vetme janë arrestuar kokat e kr imit. Duma ka thënë se për ngjarjet e 21 janarit 2010, PS ka mundur të vë drejtësinë pasi ka qeverisur 7 vitet e fundit.

“Edhe PD ka përgjegjësi për ngjarjet që po ndodhin. Keni lënë Lulzim Bashën si kryetar që dikur ishte ministër i brendshëm në ngjarjet e dhjetorit 2010. Ai është kandidat shumë më i dobët se Edi Rama”, tha Gjinovci.

Ndërkohë Duma i është kundërpërgjigjur

“Këso paralelizmi dhe relativizmi i kemi dëgjuar. Por, përgjatë qeverisjes së PD’së, ku qeverisi e vetme, duhet t’i njifni burgosjen e organizata kr iminale dhe krerëve të organizatës kr iminale. Nuk mund të ndalni një anëtar të sinqertë të PD’së dhe t’i thoni se ju jeni pasardhës i Partisë së Punës. Nuk dua ta coj diskutimin tek 21 janari dhe dë met e komunizmit. 21 janari i nisur si tubim edhe me prezencën e Edi Ramës duhet të kishte ndëshkim. Cfarë e kishte penguar PS’në që të ndëshkonte ata që ishin përgjegjës për atë ngjarje. Për sa kohë që është provuar se në GP të PD’së nuk ka njerëz të ink riminuar, dhe kishte në PS. Kemi arritur në mandatin e parë në qeveri që të burgosim krerë të mëdhenj të k rimit”, përfundoi ajo. /Gazeta Express/