Ish-drejtoresha e Ramiz Lladrovcit ka filluar të nxjerrë sekrete: Kështu i shantazhon kryetari drejtorët e komunës


Aurora Berisha ka qenë drejtoreshë e Inspeksionit në Komunën e Drenasit, e cila u largua nga detyra e saj, me 31 tetor 2019. Sipas një statusi të bërë në rrjetet sociale, ajo tha se largimi i saj nga pozíta, ka ndodhur pa asnjë arsye.

Ndonëse ajo e vizitoi kryetarin Ramiz Lladrovci më pas, ai e quajti Berishën si “ish drejtoresha e hekurt”. Mirëpo, së fundmi, është zbuluar një bisedë e Aurorës, e cila i tregonte një bashkëbiseduesi/e për formën se si funksionojnë gjërat në këtë komunë, shkruan Syri Kosova.

Ja postimi saj: