Ja pse djali i Adem Jasharit i bërtiti Hashim Thaçit “mos kërkoni 10 % haraç”?!


Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka folur rreth raportimeve për prishjen e ish-presidentit, Hashim Thaçit me familjen Jasharaj. Jashari thotë se arsyeja e prishjes së raporteve me Hashim Thaçin është mos sinqeriteti dhe jo burrëria e tij me djalin e Adem Jasharit, Lulëzimin. “Ne i kemi thënë hapur troç jepni tendera kujt të doni e mos thoni pastaj familja Jashari”.

“Ka pas debat pikërisht unë edhe Luli i Bacës Adem me Hashimin në kohën kur është menaxhuar kompleksi nga Ministria e Ambientit. Ka pas zana jo kështu jo ashtu. Luli i ka thënë troç: mua nuk më intereson kush e merr, por në momentin që une e nij që këtu lypni 10 përqindësha haraç firmave në qet vend, mbi gjakun e tyne, harrone që ka me ju shkel këmba në Prekaz”, tha Jashari.

Ai thotë se ka edhe disa tema të tjera që nuk dëshiron t’i bëj publike. Madje thotë se nuk dëshiron të flasë në kohën kur Thaçi është në Hagë. “Pastaj ka pas disa të tjerë që nuk dua t’i bëj publike. Ka të bëjë me mos sinqeriteti dhe jo burrnia tamon në direkt me Lulin. Tash në kohë kur ai është në Hagë nuk muna me fol diçka të ligë. Burrnia është kur të them gjithmonë po-po edhe në fund del jo”, ka thënë Jashari në një studio televizive.

Duket e pamundur që të ketë paqe mes familjes Jashari me Hashim Thaçin dhe Sami Lushtakun, dy nga përfituesit më të mëdhenj nga sakrifica e familjes Jashari.

Thaçi dhe Lushtaku nuk e duan familje Jashari të gjallë, i duan vetëm të vdekur që të përfitojnë në emër të tyre. Sikur të ishte gjallë Ademi dhe Hamza, as Hashimi dhe as Samiu s’do guxonin të përmendin asnjëherë Jasharajt.

Bekim Jashari ishte i mirë për Samiun derisa nuk ia mori pushtetin, me këtë mendësi i bie se me Samiun dhe klanin e tij je i mirë derisa nuk i prek në interesa, pra në kuletë. Në momentin që i prek në kuletë papritmas dalin në karakterin e tyre të vërtetë, bëhen bisha, u çjerrët maska me të cilën tani e 20 vjet kanë bërë vila, para e të gjitha. Tanimë duket se po iu bie maska nga vet familja Jashari, e cila ka shumë për të treguar për këta horra.

Ashtu siç erdhi dita që Bekim Jashari të fliste për disa të vërteta të errëta për Thaçin dhe Lushtakun, poashtu do vjen koha që shumë të tjera të dalin në pah. Bekim Jashari ka shumë për të thënë, të cilët vetëm sa do fundosin edhe më shumë ata që pa të drejtë u thirren në emër të Jasharajve.