Jo vetëm Hoti, edhe ministrja e tij e merr bukën “me vete”


Gentiana Azemi, shefja e kabinitetit në Ministrinë e Kulturës, sot ka bërë një postim më të pazakontë në rrjetet sociale.

Ajo ka fotografuar ministren Vlora Dumoshi, e cila ishte duke ngrënë në veturë, gjatë kohës sa ishte nisur për takime zyrtare.

Dumoshi shihet se po ushqehej me jogurt e byrek, në mënyrë që në takim të mos shkonte e uritur.

“Rrugës për takime” është shkrimi i lënë në foto.