“Kam hypë bash në skele”, ish-Missi tregon se ka punuar në baushtellë në Zvicër (VIDEO)


Ish-Miss Peja, Ela Haliti, ka qenë e ftuar së fundi në një emision televiziv, ku ka folur për jetën e saj.

Në këtë emision, ajo ka treguar edhe se si ka punuar në baushtellë para një viti në Zvicër.

“Kam punuar edhe punë të meshkujve. Kam punu dhe në baushtellë. E kam provu jo që diçka, por puna është nder për mu. Kam hypë bash në skele në Zvicër. Para një viti ka ndodh, pra kam qenë 23 vjeç”, ka thënë Haliti.

VIDEO