Kamberi publikon një video nga Kuvendi i Serbisë, ja për çfarë foli kësaj radhe


Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur sërish në Kuvendin e Serbisë. Kamberi përmes një postimi në facebok ka publikuar një pjesë të seancës së sotme në Kuvendin e Serbisë, I cili ka pasur polemikë me ministren e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimoviq dhe me shefin e Grupit Parlamentar të SNS-së, Aleksandar Martinoviq.

Kamberi ka publikuar replikat që ka bërë gjatë kësaj séance, transmeton “Bota sot”.

“Pjesmarrja Juaj këtu është dëshmi e demokracisë”, tha ministresha Joksimovic.

“Pjesmarrja ime në parlament është rezultat i pjesmarrjes në zgjedhje dhe përkrahjes së qytetarëve. Demokracia e as shteti nuk më kanë dhënë dhuratë këtë mandat. Nuk më keni falë ju asgjë”, iu është përgjigj Kamberi.

Ai gjithashtu ju drejtuar duke iu thënë që keni probleme serioz me demokracinë dhe se nuk e keni hallin e serbëve të Bujanocit.

Postimi i plotë: