



Edhe sot ka vazhduar dyndja e qytetarëve për të qëndruar në Albi Mall në Prishtinë. Pavarësisht rekomandimeve shëndetësore që janë shndërruar në vendime nga Qeveria e Kosovës, duket se për këtë objekt afarist nuk janë duke vlejtur.




Në pamjet që ka siguruar IndeksOnline, shihen grumbull njerëzish, pa maska dhe shumë afër njëri tjetrit. Deri më tani askush nga përgjegjësit institucional nuk është dalë në terren për të evituar këto grumbullime, që janë edhe burim i përhapjes së koronavirusit.




Kujtojmë se dje Inspektorati së bashku me Policinë e Kosovë dhe ministrin e Shëndetësisë, kanë shpërndarë grumbullin e qytetarëve që ishin mbledhur në Gjakovë.