Këto janë mesazhet që Vuçiq ia dërgon Kamberit pas çdo fjalimi të tij në Kuvendin e Serbisë


Deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, ka treguar se ka marrë k ërcënime për shkak të fjalimeve të tij në Kuvendin e Serbisë. Që nga dita e themelimit të Qeverisë së re në Serbi, deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka “dridhur” themelet e këtyre dy institucioneve.

Ishte fjalimi i tij i fuqishëm i 28 tetorit që t ronditi politikanët serbë. Por, për shkak të këtij fjalimi dhe fjalimeve të tjera në Kuvendin e Serbisë, Kamberi ka thënë se ka marrë k ërcënime indirekte nga krerët e shtetit serb.

A keni pasur k ërcënime direkte apo edhe indirekte nga kundërshtarët tuaj politik, por edhe nga udhëheqësit shtetëror serb?

“Drejtpërdrejt jo, por nëse gjithmonë kur paraqiteni në parlament, pasojnë shkrimet e shtypit të verdhë serb që ju cilësojnë si “provokator”, “shkatërrues i shtetit” dhe shumë e shumë epitete tjera, apo kur presidenti i shtetit ju dërgon selam se për “fjalime të tilla në rajon do të b urgosej autori”, mund të konsiderohet si një proces i vazhdueshëm i “k ërcënimeve” që kanë për qëllim të ndikojnë në paraqitjet tuaja të ardhshme. Por, them se unë bëj punën time, le ta bëjnë ata të veten“-u shpreh Kamberi.