Kjo është deklarata e Albin Kurtit që po befason pas vendimit të kushtetutës


Gjykata Kushtetuese ka nxjerrur gjatë ditës së sotme aktvendimin e plotë të saj rreth votës së Etem Arifit, që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë, shkuarjen në zgjedhje dhe moslejimin e personave të d ënuar në tri vjetët e fundit për të kandiduar për deputet.
E derisa ky vendim ngjalli debate në të shumta në të gjitha taboret, njëra nga pikat më të diskutuara mbetet pyetja se a do të mund të kandidojë për kryeministër, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

E vetë Albin Kurti tha se po pret qëndrimin e partisë rreth kësaj çështje e deri atëherë nuk ka asnjë koment.

“Unë nuk mund t’i i komentoj komentet e të tjerëve, duhet të presim fillimisht qëndrimin e Vetëvendosjes përkitazi me tekstin e plotë të ak tgjykimit që është bërë i plotëfuqishëm i Gjykatës Kushtetuese”, tha Kurti.