Kjo se çka thotë Ramiz Kelmendi për Vjosën është e tepërt!


Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, e ka cilësuar ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin si antiamerikane.

Ish-deputeti i LDK-së dhe disa partive të tjera ka thënë se Osmani mllefin ndaj Thaçit nuk bën ta përdorë për të dë mtuar raportet me miqtë e Kosovës.

Sipas biznesmenit të njohur, Vjosa e ka obligim ta vizitojë SHBA-në.

“Antiamerikanizmi i radhës veprues i u.d. i presidentes Osmani.
Për t’i treguar besnikërinë partnerit politik që jemi në vijën e njëjtë dhe ushtrimi i detyrës nuk i largon nga rrugëtimi i përbashkët znj. Osmani. Shkëput kontratën me Wiliam Vokerin-ambasador, ushtarak dhe njeriu që i paraqiti SHBA-së dhe botës fytyrën e vërtetë të Millosheviqit dhe serbëve shovenistë. Nuk duhet që nga mllefi anti Thaçi të dëmtohen pariparueshëm marrëdheniet me miqtë më të përkushtuar për Kosovën.
Nuk paraqet vlera në njërën anë rugovizmi, vizita te varri dhe nga ana tjetër shkëputja e kontratës së përfaqësimit të Kosovës në SHBA. Po ashtu nuk duhet që në emër të feminizmit të zëvendësojë me lloje emërimet e kritikuara më parë.

U.u. e ppresidentes Osmani qe sa kohë është emëruar në këtë pozitë mbetet dhe sillet anëembanë vendit tonë dhe nuk lëvizë fare në drejtime ndërkombëtare. Ajo e ka obligim ta vizitojë SHBA-në si vend e mikun kryesor. Aty është vendi ku ndërtohet demokracia, por më kujtohet kurë pasi u zgjodh kryetare e Kuvendit vizitoi vendlindjen e largët Zhabarin, për t’u thurrur vendasve lavde. Mos të harrojmë, ne vërtet e kemi buxhetin e vogël, por Vokeri ka kontribuar që të kemi edhe këtë buxhet dhe duhet urgjentisht të pasurohet kontrata e re, jo vetëm me të, por edhe me shumë të tjerë që Kosovës i dalin në ndihmë në kohen kur po vendoset e ardhmja e qëndrueshme e vendit tonë”, shkruan Kelmendi në një reagim./Indeksonline