



Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka deklaruar se ish-presidenti Hashim Thaçi është i pafajshëm nga akuzat që po përballet nga Gjykata Speciale në Hagë.
Konjufca duke folur për letrën e Albin Kurtit që i ka dërguar gjyqtarit të Speciales për lirimin e Rexhep Selimit, ju është përgjigjur edhe pytjeve të gazetarëve nëse mendon se edhe Hashim Thaçi është i pafajshëm.




Konjufca ka thënë se ai mendon që Hashim Thaçi është i pafajshëm, por se prokuroria ka fakte për Thaçin se është i fajshëm.“Unë mendoj që ai është i pafajshëm, por po tregoj se çka ka menduar prokurori”, tha Konjufca në Rubikon.




“Ata e kanë dalluar vetveten, p.sh. prokuroria i ka tre fakte shumë rënda kundër Thaçit, siç është letra e Pompeos, ku ka thënë se duhet të shpërbëhet Gjykata Speciale, e tash prokurori thotë se ‘ky njeri i ka shkruar njërit prej njerëzve më të fuqishëm të botës me na shpërbë neve’”, tha Konjufca.




Konjfuca tutje tha se Kurti ju është drejtuar Speciales për deputetin e vet, kurse është kryeministri Avdullah Hoti i cili duhet t’i drejtohet Speciales për krerët e UÇK’së që po qëndrojnë në Hagë.//gazetametro.net