Kush ia la nofkën Rambo, rrëfehet Ramush Haradinaj


Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në natën e fundit të këtij viti ka qenë në një debat jo të zakonshëm.

Ai është përballur me pyetjet kureshtare të fëmijëve në RTV Dukagjinit.

Haradinaj është pyetur nga fëmijët për nofkën ”Rambo”.

“Para 21 viteve ka qenë luftë në Kosovë. Fëmijët e asaj kohe në zonat e luftës derisa më kanë parë duke kaluar më kanë thirr “Rambo”. Ata e kanë lidhur personalitetin tim me filmat e Stallones. E kam dëgjuar shumë këtë shprehje nga fëmijët por nuk më bënë të ndihem keq”, tregon Haradinaj.

I pari i AAK-së është pyetur nga fëmijët për punët që ka bërë në të kaluarën.

“Kam kaluar shumë profesione. Në luftë kam qenë luftëtarë. Dikur kam dashur të studiojë për fizikë dhe të bëhem shkencëtar, por rrjedhat e jetës ma kanë ndryshua drejtimin”, tregon ndër të tjera Ramush Haradinaj.