Kushton sa 2 shtëpi: Aktorja e ‘O Sa Mirë’ tregon dhuratën e shtrenjtë nga babai milioner (Video)


Erza Ramuka, bukuroshja e serialit ‘O sa mirë’ ka qenë së fundmi e ftuar në emsionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, ku përballë moderatores Ester Bylyku, rrëfeu dhuratën më të shtrenjtë. Erza, nuk ka dashur ta tregojë shifrën, por pas disa këmbënguljesh nga ana e Ester Bylykut, tregoi shumën e çmendur që shpenzoi babai i saj milioner.

Erza Ramuka: ‘Po kalonim në një show room makinash, dhe aty pash makinën e endrrave të mia. Isha me babain dhe ai më tha se do te ma dhuronte për ditëlindje dhe kështu bëri’. Ester Bylyku: Po, sa kushtoi makina? Erza Ramuka: Diku tek 80 mijë euro (qesh).