



Nga shpër thimi i fuqishëm që ndodhi sot në një restorant në Ferizaj ku mbetën të lënduar dhjetëra persona, ka edhe të lënduar rëndë, shkruan Reporteri.net.
Mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, ka thënë se në këtë Klinikë kanë kërkuar ndihmë 14 persona të lënduar.




“Ka shumë të lënduar. Deri më tani 14 pacientë I kemi pranuar, gjendja stabile mesatarisht e rëndë, 5 janë trajtuar në sallën operative. Të tjerët kanë lëndime më të lehta. Mosha 2002 më e vogla dhe 49 më e larta. Gjendja mesatarisht e rëndë. Djegiet kryesisht në pjesën e epërme të trupit dhe në fytyrë”, ka thënë ai.
Mësohet se deri tani numri I të lënduarve nga shpërthimi në restorantin në Ferizaj ka arritur në 41. Në mesin e të lënduarve është edhe pronari i restorantit ku ndodhi shpërthimi.




Nga Policia e Kosovës kanë thënë se deri te shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi.
Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.
Pamjet nga vendi i ngjarjes mund t’i shihni në linkun e lajmit më poshtë