Ky është paralajmërimi i Valon Sylës për mërgimtarin pasi u dënua me 4500 euro


Gjykata Themelore në Prishtinë dje ka marrë vendim që ta dënojë me 4 mijë e 500 euro, Bashkim Jupën, pasi e ka gjetur fajtor për s ulmin f izik ndaj gazetarit Valon Syla. Edhe vetë Jupa sipas njoftimit të lëshuar nga Gjykata kishte pranuar fajsinë dhe kishte kërkuar falje.

Megjithatë ky i fundit në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se çështja s’ka përfunduar dhe se ka angazhuar avokat për të ngritur edhe p adi civile ndaj s ulmuesit.

“Kam angazhuar avokat që veç se kanë filluar punën për këtë çështje”, tha Syla.

Ndërsa thotë se vendimi i Gjykatës ka qenë vetëm vendim që shteti e ka marrë ndaj s ulmuesit, dhe se vetë do të vazhdojë rrugët ligjore që ta p adisë Jupën edhe për s ulm ndaj lirisë së shprehjes.

“Ky proces ka qenë vetëm shteti ndaj s ulmuesit dhe ka përfunduar ashtu. Me p adi civile ai do të akuzohet për s ulmin ndaj lirisë së shprehjes dhe dëmet e tjera”, ka theksuar Syla për Express.

Syla pas ndodhisë kishte treguar se si kishte rrjedhur ngjarja. Fillimisht Jupa e ka pyetur se ‘ a është ai Valon Syla?’, e për këtë, ai ishte përgjigjur që ‘Jo’.

“I thash ‘okej ma m’shove, u kry tash, por ai donte hala mem rrok”, ka thënë Syla në një emision televiziv.

Syla është s ulmuar, tri javë më parë, rreth orës 12:00 në lagjen Pejton në Prishtinë. Madje në rrjetet sociale kishin dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla s ulmohet nga një person me grushte.

Bashkim Jupa ka prejardhjen nga Gjakova, por me vendbanim në Zvicër. Ai është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe ish-zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.

Ky s ulm f izik ndaj gazetarit Syla kishte ardhur pas shkrimeve të tij lidhur me mërgatën./Express